Sport

ZBARDHET LISTA / Kuqezinjtë zbarkojnë në Prishtinë

15 Shkurt 2021, 19:21 Nga DOSJA

KOSOVE – Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një miqësore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ndeshja miqësore mes ish-futbollistëve të të dyja vendeve, do të luhet të martën më 16 shkurt 2021, në orën 12:00, në stadiumin e KF 2 Korrikut.

Në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje në radhët e kuqezinjve janë emra si Blendi Nallbani, Artur Lekbello, Elvin Beqiri, Nevil Dede, Ervin Fakaj, Ansi Agolli, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodjan Duro, Altin Lala, Alban Bushi, Erjon Bogdani, Agustin Kola, Bedri Omuri, Ardjan Aliaj, Afrim Tole, Altin Haxhi, Geri Çipi, Hysen Zmijani, Redi Jupi apo Skënder Gega, ndërkohë që në stol do të jenë dy emra të tjerë të mëdhenj Sulejman Mema dhe Sulejman Demollari.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, apo edhe impenjimeve personale një pjesë e ish-futbollistëve të Kombëtares, të kontaktuar nga FSHF për këtë ndeshje, e kanë pasur të pamundur pjesëmarrjen.

Më poshtë lista me lojtarët e grumbulluar për vllazëroren me Kosovën

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll