Sport

Shokët e thërrasin, Kristi Vangjeli rikthehet te bardheblutë…

16 Shkurt 2021, 06:24 Nga DOSJA

TIRANE – Mbrojtësi korçar Kristi Vangjeli është rikthyer në gjirin e skuadrës së Tiranës. Ai ka munguar që nga muaji dhjetor, kur u largua për në Greqi, për t’i gjendur pranë të vëllait, Pavlit, që vuante nga një sëmundje e pashërueshme që edhe i mori jetën në moshën 37-vjeçare.

Në këtë rast fatkeqësie të rëndë, i gjithë komuniteti i futbollit shqiptar, u solidarizua me dhimbjen e familjes Vangjeli. Mësohet se këto ditë, kanë qenë shokët e skuadrës, ata që i kanë bërë thirrje Kristit, që të rikthehet në gjirin e Tiranës, për ta kaluar dhimbjen.

Ndërkohë, bëhet me dije nga një raportim i “Panorama Sport”, se mbrojtësi korçar Kristi Vangjeli është grumbulluar me skuadrën bardheblu që drejtohet nga Shehi, dhe ky i fundit, me gjasa, edhe mund ta aktivizojë duke filluar nga ndeshja e radhës.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kristi vangjeli mbrojtesi korcar skuadra bardheblu e tiranes kristi vangjeli mbrojtesi korcar skuadra bardheblu e tiranes

Sondazh

Poll