Sport

Ka luajtur me Juventus dhe Inter, ish-futbollisti futet në telashe, arrestohet pasi kultivonte parcela të mëdha me kanabis

16 Shkurt 2021, 16:17 Nga DOSJA
Ka luajtur me Juventus dhe Inter, ish-futbollisti futet në telashe,

ITALI-Luigi Sartor në telashe. Ish-futbollisti i cili ka veshur disa fanella të rëndësishme në Itali si Roma,Juve, Inter dhe Parma u arrestua pasi po kultivonte një serë me 106 bimë marihuana në një fermë të braktisur. në Lesignano Palmia, një fshat i vogël në malet e Parmës.

Ish-mbrojtësi i njohur tani është në arrest shtëpie në pritje të gjyqit për të.Nuk është hera e parë që Luigi Sartor ka probleme me drejtësinë italiane. Në vitin 2011 ish-futbollisti përfundoi pas hekurave pas hetimit për trukime të ndeshjeve të futbollit të filluar nga Prokuroria e Kremonës, edhe pse tetë vite më vonë ai u lirua nga Gjykata e Bolonjës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter juventus luigi sartor inter juventus luigi sartor

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 10:33

Gazetari grabitet gjatë lidhjes direkte

EKUADOR – Një incident i shëmtuar është regjistruar në Ekuador, ku gazetari sportiv Diego Ordinola dhe kameramani i tij janë sulmuar me armë nga një perso...