Sport

Gazetari grabitet gjatë lidhjes direkte

16 Shkurt 2021, 10:33 Nga DOSJA
Gazetari grabitet gjatë lidhjes direkte

EKUADOR – Një incident i shëmtuar është regjistruar në Ekuador, ku gazetari sportiv Diego Ordinola dhe kameramani i tij janë sulmuar me armë nga një person, teksa ishin në transmetim “live” para stadiumit. Një person që mbante në kokë një kapele, iu afrua teksa mbante një pistoletë në dorë, duke i kërcënuara para kamerës.
Momenti është i gjithi i filmuar, teksa po bën xhiron e rrjeteve sociale. Ai u kërkoi atyre telefonat duke bërë një kërcënim të tmerrshëm. “Mos më filmo sepse të hedh në erë”, bërtiti grabitësi.

Ni siquiera podemos trabajar tranquilos, esto ocurrió a las 13:00 de hoy en las afueras del Estadio Monumental.
La @PoliciaEcuador se comprometió a dar con estos delincuentes. #Inseguridad pic.twitter.com/OE2KybP0Od

— Diego Ordinola (@Diegordinola) February 12, 2021


Pasi bëri grabitjen, hajduti filmohet nga vendi i ngjarjes duke u largua me një motor.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll