Sport

Nejmar “AS”-i nën mëngë i PSG-s për blerjen e Mesit

15 Shkurt 2021, 17:23 Nga DOSJA

FRANCE – Në prag të ndeshjes së Champions Leagues mes Barcelonës dhe Paris SG, është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes interesi i skuadrës franceze për yllin argjentinas, i cili nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, madje në merkaton e verës së shkuar u tentua largimi i tij për herë të parë seriozisht që nga koha kur ai ka veshur fanellën blaugrana.

Kjo pragndeshje e lidh këtë lëvijze të mundshme edhe me mikun e tij Nejmar, i cili pavarësisht se nuk do të jetë nesër në fushë, duket se është një kartë e fortë për bindjen e Mesit për të kaluar aty. Fillimisht braziliani ia kërkoi drejtuesve të klubit ta blinin Messin dhe deklarata e tij që dëshironte të luante sërish me të bëri shumë bujë.


Madje, sipas raportimit të “L’Equipe”, sulmuesi i PSG-së e ka telefonuar personalisht Leon, për t’i treguar më shumë rreth jetesës në Paris. Gjithashtu, mësohet se gjatë bisedës ato kanë folur edhe për klubin dhe ekipin, ku Nejmar po kërkon me të gjithë mënyrat për ta bindur shokun e tij për t’u transferuar në “Parce des Princes”.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll