Sport

I nxehti i Katarit i bën dëm Bayernit, bora dhe i ftohti bllokon kampionët përballë Arminia Bielefeld

15 Shkurt 2021, 21:41 Nga DOSJA
I nxehti i Katarit i bën dëm Bayernit, bora dhe i ftohti bllokon

GJERMANI-Java e 21-të e Bundesligës gjermane u mbyll me ndeshjen Bayern Munich-Arminia Bielefeld. Një 90 minutësh i çmendur që përfundoi me shifrat 3-3, megjithatë ashtu si shkoi ndeshja kjo pikë konsiderohet e artë për kampionët në fuqi.

Miqtë surprizuan në pjesën e parë, teksa udhëhoqën me avantazhin e dy golave, falë Vlap dhe Pieper në minutat 9’ dhe 37’. Bavarezët reagojnë sapo fillon e dyta me të zakonshmin Leëandoëski.Bielefeld tregon që nuk ka ardhur për shëtitje, teksa Gebauer shënon golin e tretë.

Të besuarit e Flick gjejnë forcën për të barazuar, pas golave të Tolisso dhe Davies në 57’ dhe 70’.  Bayern ruan kryesimin me 49 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se Leipzig i vendit të dytë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arminia bielefeld bayern munich bundesliga arminia bielefeld bayern munich bundesliga

Sondazh

Poll