Sport

Pochettino: Barça është më e forët me trajnerin e ri

15 Shkurt 2021, 17:00 Nga DOSJA
Pochettino: Barça është më e forët me trajnerin e ri

SPANJE – Mbrëmjen e nesërme rikthehet Champins League me ndeshjet e saj, ku përballen skuadrat më të mëdha dhe më në formë të momentit. Padyshim një nga ndeshjet më të shumëpritura është ajo mes Barcelonës dhe PSG-s, takim i vlefshëm për fazën e 1/8.

Takimi i parë i këtyre dy skuadrave do të luhet në “Camp Nou”, aty ku të dy ekipet do të tentojnë të hedhin një hap drejt kalimit në çerekfinale.

Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, Mauricio Pochettino flet rreth duelit ndaj skuadrës katalanase. Nënkampionët e Europës shihen si favoritë, por trajneri argjentinas është kundër këtij etiketimi.

“E kam parë evolucionin që ka pësuar Barcelona prej momentit që ka ardhur trajneri i ri. Ata kanë nisur një rrugëtim të ri dhe kanë hyrë në një kapitull të ri. Janë një skuadër e fortë me ide të qarta.”
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll