Sport

Sidrit Bejleri: “E meriton Vllaznia një këngë, që i mungon prej 20 viteve”

16 Shkurt 2021, 05:38 Nga DOSJA
Sidrit Bejleri: “E meriton Vllaznia një këngë, që i

TIRANE – Në emisionin e mbrëmjes “Pressing” në ABC News midis të ftuarve ishte edhe këngëtari i njohur Sidrit Bejleri. Ai rrëfeu pasionin për futbollin, dashurinë e tij për Vllazninë, si dhe njohjet në kampin shkodran. Ndërmjet të tjerash, Bejleri, duke folur me entuziazëm për rezultatet dhe ecurinë e deritanishme të Vllaznisë, tregoi se është duke përgatitur edhe një këngë të re, së bashku me kompozitorin e njohur shkodran Shpëtim Saraçi.

“Po të them një shprehje tipike të një tifozi të thekur të Vllaznisë, nga ata që shkonin 1 orë përpara ndeshjes në stadium. Më mirë dy shtylla se një gol. E kanë tek adrenalina, te futbolli. Nuk na është besuar në fillim të kampionatit loja që po zhvillonte Vllaznia.

Sikur të bëhej një kampionat me tifozë, do ishte diçka më e bukur. Lojtarët do të kishin 5000cc nëpër këmbë nga mbështetja e tifozëve. Edhe pse po mungon tifozeria, po bëhet gjithsesi një kampionat i bukur.

Xhaferin e kam mik të hershëm, më tha në kafe rastësisht, se po kam qejf të marr Vllazninë. Po çfarë don i thashë? Më tha, që dua ta çoj Vllazninë në piedestal, aty ku e ka vendin. Kam folur edhe me të tjerë, është një ekip që nuk u ideua për kampion, u ideua për Kupat e Europës.

Kam 25 vite në Tiranë, i jam larguar shumë futbollit. E vuajta shumë rënien nga kategoria. Rritesh në një qytet që ka qenë djep i shumë gjërave. Vllaznia dhemb, por pothuajse kam mbaruar një këngë për Vllazninë me mjeshtrin Saraçi.

E meriton Vllaznia një këngë, që i mungon prej 20 viteve. Realisht, të gjithë po e duan Vllazninë. Kam qejf të shoh sensin pozitiv. Po e duan Vllazninë, pasi e ka merituar me e dashtë. Titulli i këngës? Vllaznia”,- deklaroi këngëtari i njohur shkoran Sidrit Bejleri.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kengetari i njohur shkodran shpetim saraçi sidrit bejleri skuadra shkodrane vllaznia kengetari i njohur shkodran shpetim saraçi sidrit bejleri skuadra shkodrane vllaznia

Sondazh

Poll