Sport

“Mjekra ime po bëhet e thinjur, por jam plot energji”, Klopp mes shakave tregon të ardhmen e tij te Liverpool: Askush nuk

15 Shkurt 2021, 20:54 Nga DOSJA
“Mjekra ime po bëhet e thinjur, por jam plot energji”, Klopp

ANGLI-Në prag të ndeshjes së parë të raundit të 1/16-tave të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig, Jurgen Klopp mohon me forcë zërat se ai po mendon të largohet nga Liverpool. “Nuk kam nevojë për pushim – shpjegoi ai. Askush nuk duhet të shqetësohet për mua. Mund të mos dukem në formë sepse nuk jam i freskët, mjekra ime bëhet gjithnjë e më e thinjur, nuk fle shumë, sytë e mi janë ashtu, por jam plot energji ”.

“Kundër City dhe Leicester, ajo që pamë në fushë nuk pasqyron rezultatin,” shtoi Klopp, duke rishikuar rezultatet e fundit negative. “Ne pësuam gjithsej shtatë gola, duke shënuar vetëm 2. Kjo ndodhi për shkak të gabimeve individuale.”

Këto konsiderata rrisin shqetësimin e Julian Nagelsmann, trajnerit të Leipzig. “Jashtë nga gara për titull, Liverpool tani do të përqendrohet vetëm në Ligën e Kampionëve. Ata do të përpiqen të harrojnë gjërat negative,” shpjegoi ai.

“E dimë që Liverpool është një ekip i klasit botëror – shtoi ai -. Pavarësisht rezultateve negative në kampionat, shumë trajnerë të Premier League thonë se Liverpool, së bashku me Manchester City, janë skuadrat më të pakëndshme për t’u ndeshur sepse dinë si të përshtaten dhe zbatojnë mirë udhëzimet e trajnerit “.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool jurgen klopp liverpool

Sondazh

Poll