Sport

I dhuroi lule ditën e Shën Valentinit, futbollistin e Romës e braktis e dashura: Kam lindur e pavarur dhe…

15 Shkurt 2021, 20:36 Nga DOSJA
I dhuroi lule ditën e Shën Valentinit, futbollistin e Romës e

ROMË-Mesfushori i Romës Amadou Diawara dhe Mariana Falace janë ndanë. Vendimi u mor nga aktorja bukuroshe e cila vendosi t’i thotë lamtumirë futbollistit (lidhja e tyre zgjati 13 muaj siç specifikon Mariana). Njoftimi u konfirmua nga ish e dashura e futbollistit roman në Instagram me një letër të gjatë: “Kam kaluar 13 muaj me një burrë madhështor, i cili më donte në çdo mënyrë që një grua mund të dashurohet dhe mendohet.

E mbrojtur, ne luftuam së bashku dhe kapërcyem gjëra me të cilat nuk mund të përballen as një çift me një të kaluar 10-vjeçare. Unë isha e vërtetë, e sinqertë nga fillimi në fund. Zgjedhja nuk ishte e lehtë për t’u bërë, por fatkeqësisht unë kam lindur e pavarur dhe kam nevojë për një marrëdhënie që ushqen shpirtin tim çdo ditë. Dashuria nuk është e mjaftueshme, një marrëdhënie bazohet në shumë faktorë.”

Aktorja e publikoi vendimin e saj në storyn e saj: “Të uroj të gjitha të mirat, unë gjithmonë do të bëj tifo për të sepse ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një person, i mirë, i disponueshëm, bujar me të tjerët dhe vetëmohues. Do të largohem nga rrjetet sociale për një kohë të shkurtër për t’iu përkushtuar vetes. Edhe kjo më dha forcën për të bërë zgjedhjen e duhur”. Menjëherë më pas, vetë Mariana Falace gjithashtu shpërndau foton e luleve që Diaëara i dhuroi asaj në ditën e festës së të dashuruarve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diawara mariana falace roma diawara mariana falace roma

Sondazh

Poll