Sport

Algoritmi i CIES, ja kë nxjerr kampion në Itali dhe në katër kampionatet kryesore

15 Shkurt 2021, 20:15 Nga DOSJA
Algoritmi i CIES, ja kë nxjerr kampion në Itali dhe në katër

EUROPË-Cies (qendra ndërkombëtare për studimet sportive), sipas një algoritmi që merr parasysh goditjet në portë, të tentuara ose të pësuara, posedimin e topit si dhe pasimet e bëra. Sipas Cies, kampionati  italian do ta shihte Interin të fitonte me 81 pikë në renditje. Milani do ta mbyllë kampionatin i dyti, me dy pikë më pak se kampionët e Italisë, pastaj Juventus, me 78 pikë dhe Napoli me 76.

Këto janë pozicionet që shkojnë në Champions. Në vendin e pestë dhe të gjashtë Roma dhe Atalanta, që ndiqen nga Lazio. Në Serie B, sipas algoritmit, do të zbresin Parma, Cagliari dhe Crotone. Arrijnë promocionin direkt Monza dhe Empoli.

Në Premier League, sipas Cies, kampionati do të fitohet nga Manchester City, përpara kushërinjve të United dhe Liverpool, ndërsa vendin e fundit që të con në Champions do ta marrë Chelsea. Në Spanjë, Atletico Madrid i Simeones do të fitojë Ligën, me Barcelonën në vendin e dytë e ndjekur nga Real dhe Sevilla. Asnjë surprizë në Bundesliga, me Bayern kampion, ndërsa Ligue 1 do të shohë Lyon të triumfojë para PSG.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cies inter milan cies inter milan

Sondazh

Poll