Aktualitet

Kapshticë/ 1 ton drogë brenda krundeve në kamionë, pranga 2 shoferëve (Emrat)

13 Shkurt 2019, 20:48 Nga DOSJA
Kapshticë/ 1 ton drogë brenda krundeve në kamionë, pranga 2

KORÇË– Një sasi madhe droge është kapur mbrëmjen e sotme në doganën e Kapshticës nga agjentët e anti kontrabandës. Mësohet se bëhet fjalë për 1 ton marijuanë dhe sipas informacionit zyrtar nga Policia e Korçës, droga ishte e fshehur brenda krundeve në kamionë.

Si rezultat është sekuestruar droga dhe dy shoferë janë vënë në pranga deri më tani. Ata janë Zija Hidri dhe Ardian Sako. Kamionët e mbushur me krunde ishin nisur nga Tiranë për në Greqi.

Droga është gjetur në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë.

Njoftimi i Policisë Kapshticë 

Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godasin një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 

Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamione lëndë narkotike.

Po vijon kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve. Për arsye hetimore, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 ton droge ne kapshtice ardian sako kamione me droge kapshtice zija hidri 1 ton droge ne kapshtice ardian sako kamione me droge kapshtice zija hidri

Sondazh

Poll