Aktualitet

Sekuestrohen tavolina, valixhe pokeri dhe chips-a, procedohet penalisht pronari i një lotoje në Durrës

13 Shkurt 2019, 17:28 Nga DOSJA
Sekuestrohen tavolina, valixhe pokeri dhe chips-a, procedohet penalisht pronari

DURRËS– Një pronar i një subjekti që ushtronte në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit, është proceduar penalisht, pasi akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia e Durrësit  bën me dije se u procedua penalisht R.L , banues në Durrës, pronar i një subjekti, për veprat penale ” Organizimi i lotarive të palejuara “dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, një sasi chipsash dhe një valixhe pokeri.

Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut. Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres lojera fati tavolina pokeri durres lojera fati tavolina pokeri

Sondazh

Poll