Aktualitet

Perimet me helme dhe kimikate?/ Rama: Fajin e ka kazani

13 Shkurt 2019, 19:44 Nga DOSJA
Perimet me helme dhe kimikate?/ Rama: Fajin e ka kazani

Edi Rama vizitoi sot një fabrikë për përpunimin e ullirit dhe fruta-perimeve, në Lezhë. Gjatë fjalës së ti ai u ndal te produktet ushqimore që përmbajnë kimikate dhe helme, duke thënë se në fakt këtu luan rol kazani.

Në të gjithë këtë volum eksporti që është rritur dhe që ka shkuar jashtë nuk ka asnjë kamion të kthyer mbrapsht për arsye të standardit, asnjë kamion me fruta, asnjë kamion me perime, asnjë lloj problemi, të gjitha brenda standardit, se këtu historia është futet në kazan një rast, bëhet nami, “janë me kimikate, janë me helme, janë me këto e janë me ato” edhe çmendet ky milet. Natyrisht që ka raste abuzimi, por produktet tona asnjë kamion nuk është kthyer mbrapsht, nga pikëpamja e standardeve, flas nga ana e garancisë dhe sigurisë ushqimore,” shprehet Kryeministri.

Rama tha se falë paketës anti-shpifje nuk do prishej më imazhi i biznesit prodhues vendas, i cili ndikon edhe vetë konsumatorin dhe prodhimet shqiptare.

Kur kemi filluar procesin për të kaluar antishpifjen në Parlament, – shprehet Kryeministri, – jam habitur, më shkruanin biznesmenë, “mos u tërhiq, na mbytën, na vënë gjoba dhe thonë, o paguaje, ose do të sulmoj në televizion, do të sulmoj në portal, në gazetë, do të të bëj copë, derisa të paguash”. tha Rama.

(K.H/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama paketa anti shpifje perime te helmuara edi rama paketa anti shpifje perime te helmuara

Sondazh

Poll