Aktualitet

Vlorë/ Tentoi të arratisej nga porti me dokumente false, arrestohet 32 vjeçari nga Kosova i kërkuar për terrorizëm

13 Shkurt 2019, 15:07 Nga DOSJA
Vlorë/ Tentoi të arratisej nga porti me dokumente false, arrestohet 32

VLORË– Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim, është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për pjesëmarrje në grupe terroriste. I arrestuari është: F.D.,32 vjeç, banues në Kosovë, i cili u kap duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente false.

Kapja dhe arrestimi i 32-vjeçarit u bë e mundur falë bashkëpunimit të Policisë Kufitare Vlorë dhe asaj Vendore. Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”

Njoftimi i plotë i policisë

Kapet një shtetas kosovar në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste. 
32 vjeçari tenton të kalojë kufirin shqiptar me dokument të falsifikuar por vihet në pranga.

Arrestohet shtetasi F.D., 32 vjeç, banues në Kosovë.

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen e këtij shtetasi pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rezultoi se shtetasi F.D, është shpallur në kërkim nga autoritet policore Kosovare.

Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit F.D, për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës në Portin e Vlorës pasi ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim porti i vlores shtetasi kosovar terrorizem arrestim porti i vlores shtetasi kosovar terrorizem

Sondazh

Poll