Aktualitet

U konfirmua në detyrë nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin për Adnan Kosovën: Nuk plotëson kushtet

13 Shkurt 2019, 15:23 Nga DOSJA
U konfirmua në detyrë nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin

TIRANË- Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit konfirmimin në detyrë të prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Kosova.

Ankimimi për Kosovën vjen pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sipas Komisionerit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara, prokurori nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë. 

“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Adnan Kosova, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë,”-shkruhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Komisionerit Publik:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Adnan Kosova, magjistrat/prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Adnan Kosova, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Adnan Kosova.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: 

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

(k.m./dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adnan kosova kpa kpk onm vettingu adnan kosova kpa kpk onm vettingu

Sondazh

Poll