Aktualitet

Sherri në Lezhë/ 2 futbollistët e “Besëlidhjes” dhe një prej të rinjve përfundojnë në rajon, zbulohet arsyeja

13 Shkurt 2019, 20:17 Nga DOSJA
Sherri në Lezhë/ 2 futbollistët e “Besëlidhjes”

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku disa të rinj janë konfliktuar me futbollistë të ‘Besëlidhjes’.

Protagonistë kanë qenë lojtarët me ngjyrë të Besëlidhjes dhe disa të rinj nga Lezha. Lojtarët dhe të rinjtë ndodheshin në të njëjtin restorant,në momentin kur janë konfliktuar.

Mësohet se shkaku i sherrit kanë qenë të rinjtë, të cilët kanë ofenduar lojtarët afrikanë të Besëlidhjes duke përdorur edhe fraza raciste.

Lojtarët kanë reaguar dhe situata ka degjeneruar në sherrin banal në rrugë, ndërkohë tani dy lojtarë dhe njëri prej të rinjve janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës për të dhënë sqaririme lidhur me situatën konfliktuale.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisiariati i lezhes lezhe lojtaret e beselidhjes sherri komisiariati i lezhes lezhe lojtaret e beselidhjes sherri

Sondazh

Poll