Aktualitet

Minutë pas minute/ Dalin te gjitha fotot nga kamerat e barit, ja si është e vërteta për foton e Salianjit dhe Ahmetaj

13 Shkurt 2019, 17:36 Nga DOSJA

Pas fotos së djeshme e cila u bë virale, ku deputeti i Partise Demokratike, Ervin Salianji dhe ish Ministri i Ekonomisë, Arben ahmetaj dukeshin duke pirë kafe në ambjentin e një lokali, dalin fotot të cilat shpjegojnë se si qëndronte ngjarja në të vërtetë.

Faktikisht dy deputet u gjendën në të njëjtin ambjent për arsye të ndryshme sipas pamjeve të siguruara nga kamerat e lokalit.

Videot tregojnë oraret fikse kur secili nga deputetët ka hyrë dhe ka dalë në lokalin ku të dy po drekonin në tavolina të ndryshme. Arsyeja përse dy deputetët e mazhorancës dhe opozitës janë shkëmbyer është gazetari Ed Manushi, i cili është mik i të dy politikanëve.

Salianji hyn në orën 13:13 në bar ku takon Ed Manushin dhe drekon me të për më shumë se një orë.

Më pas në kamera shihet kur deputeti Arben Ahmetaj hyn në orën bar gjatë orës 13:34 dhe  ulet të drekojë për rreth një orë me botuesen Dudaj dhe dy të njohur të tij.

Pastaj në orën 14:24, deputeti Arben Ahmetaj i është bashkuar tavolinës së Ed Manushit ku ndodhej edhe deputeti Salianji me të cilin takohet.

Në orën 14:30 shihet kur Salianji ngrihet nga tavolinë duke u larguar nga ambjentet e barit.

Ditën e djeshme në një intervistë për News 24, deputeti Ahmetaj ka pohuar takimin që ka pasur me  deputetin Salianji, takim që kishte ndodhur rastësisht si pasojë e mikut të tyre të përbashkët, gazetarit Ed Manushi.

Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet. Nuk e kam mik, ështe një 3 minutësh i rastësishëm. Ështe një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed manushi me çfarë kuptoj janë miq me Salianjin. Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi dhe mirë bëri që erdhi. As ai, as unë nuk jemi vulgarë.  Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por të thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben ahmetaj deputet ed manushi ervin salianji arben ahmetaj deputet ed manushi ervin salianji

Sondazh

Poll