Aktualitet

Ngjela e quajti “misionare ruse”, rrjeti në mbrojtje të Sonila Meços: ‘Avukati’, një mbetje komunizmi

13 Shkurt 2019, 18:50 Nga DOSJA
Ngjela e quajti “misionare ruse”, rrjeti në mbrojtje të

Avokati Spartak Ngjela komentoi intervistën e mbrëmshme të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, dhënë për gazetaren Sonila Meço, duke u shprehur se kjo e fundit bën politikën e Rusisë në Tiranë, teksa shton se sipas tij ajo nuk kupton as Kushtetutën.

“Një gazetare nga Ora News, një përkrahëse e politikës ruse pyeti mbrëmë kryeministrin e Kosovës, Haradinaj; dhe ky e bëri copë. E talli gazetaren Ramush Haradinaj, dhe ajo mbeti si një misionare sterile që nuk kuptonte me ligësi se çfarë është një kushtetutë”, – shkruan Ngjela ndër të tjera.

Mirëpo kjo deklaratë e avokatit Ngjela ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale. Një prej tyre ka qenë edhe ish-ministri Manjani, i cili me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook shkruan se nuk i intereson nëse Sonila është ruse.

“Sonila Meço është Ruse?!!! Hahahahahahaha… Punë e madhe! Jam me Sonilën! Ajo thjesht pyet të ftuarit për të infomuar publikun. Nuk merr vendime as për ndarje kufinjsh e as për ndarje pasurish..,”- shkruan Ylli Manjani.

Më pas ka ardhur edhe reagimi i poetit Hamdi Skeja, i cili ka bërë një shkrim ku e quan avokatin Ngjela një medie komunizmi. Skeja i ka dalë gjithashtu në mbrojtje gazetares Sonila Meço teksa në një status në rrjetet sociale shkruan ndër rreshta: Në vendin tonë tashmë asgjë nuk është e çuditshme! Kjo vjen si pasojë e disa injorantëve si Spartak-spurdhjak Ngjela , ku kishte cituar se gazetarja ,Sonila Meço paguhet nga Rusët! 

Gazetari Enkel Demi gjithashtu ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku ironizon deklaratën e Spartak Ngjelës. “товары Сонила (shoqja Sonila) tani që t’u çorr maska a mund të na shpjegosh çfarë mendimi ke për vodkën apo taksirat të bëj një tel në Uashington avukati?”- ironizon Demi në statusin e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enkel demi hamdi skeja misionare ruse sonila meço spartak ngjela ylli manjani enkel demi hamdi skeja misionare ruse sonila meço spartak ngjela ylli manjani

Sondazh

Poll