Aktualitet

I dënuar me 7 vite burg në Shqipëri, Interpoli ekstradon 62-vjeçarin nga Italia

13 Shkurt 2019, 15:28 Nga DOSJA
I dënuar me 7 vite burg në Shqipëri, Interpoli ekstradon

Zyra e Qendrore e Interpolit në Tiranë ka ekstraduar një 62-vjeçar shqiptar nga Italia. Sipas njoftimit zyrtar shtetasi me iniciale B.P. është i dënuar në vendin tonë me 7 vite burg për vjedhjen në tentativë të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Elbasanit dhe për falsifikim dokumentesh.

Njoftimi zyrtar

Ekstradohet nga Italia një shtetas i dënuar me 7 vite burgim Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt vendit tonë, i shtetasit B.P, 62 vjeç, banues në Pontinia/Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me datë 23.07.2015, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 2012 në filialin e një banke të nivelit të dytë në Elbasan, shtetasi B.P, ka paraqitur një vërtetim bankar të falsifikuar me një shumë të konsiderueshme në Euro në llogarinë e tij. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohert 62 vjecari shqiptar ekstradohet shqiptari nga italia interpol tirana ekstradohert 62 vjecari shqiptar ekstradohet shqiptari nga italia interpol tirana

Sondazh

Poll