Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ S’ka më kohë! Mbyllet votimi përmes postës, Diaspora shpreh vullnetin

12 Shkurt 2021, 19:06 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ S’ka më kohë! Mbyllet votimi

KOSOVË-Mundësia për vota me anë të postës për zgjedhjet në Kosovë, është mbyllur ditën e sotme. Sipas Insajder, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur koha e votimit është mbyllur, por ende janë duke pranuar pako të fletëve të votimit që vijnë nga jashtë.

“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se deri më tani numri i pakove me fletëvotime që janë pranuar është 38 mijë e 339. Pranimi i pakove po bëhet me shoqërimin e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

Lajmi kryesor:AXHENDA/ Zgjedhjet në Kosovë, dita e fundit e fushatës elektorale, tensionet mes kundërshtarëve janë shtuar ndjeshëm

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet ne kosove komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 18:51

ITALI– Formohet qeveria e re në Itali me kryeministër Mario Draghi. Mediat italiane bëjnë me dije se Draghi do të  betohet nesër në orën 12:00. Mario Draghi u t...

Bota 12 Shkurt 2021, 17:09

KOSOVË-Presidentit në detyrë, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë  në median amerikan CNN, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet. Sipas Gaz...