Bota

Lideri i “Lega Nord” në Itali, Salvini: Covid-19 është si një luftë

12 Shkurt 2021, 16:52 Nga DOSJA
Lideri i “Lega Nord” në Itali, Salvini: Covid-19

ITALI-Lideri i Lega Nord, Matteo Salvini, ditën e sotme është shprehur se është i gatshëm që të lërë pas kundërshtimet politike, për të krijuar një qeveri me në krye Mario Draghi. Në një deklaratë për mediat, ai ka folur dhe për përballjen me Covid-19, ku e ka quajtur me një luftë që lë shenja.

“Ne do të kujtojmë COVID-19 për shumë dekada. Është nga ato ngjarje të ngjashme me luftën, që lenë një shenjë. Duhet të harrojmë ideologjitë dhe radhët politike. Është koha që të lemë anash pëlqimet dhe mospëlqimet, qofshim nacionalistë apo pro-europianistë”,”-ka thënë ai. 

Gjithashtu lideria e Fratelli d’Italia,  Giorgia Meloni është shprehur se grupi i djathtë do të vlerësojë vendimet që merr Draghi për zgjedhjen e kabinetit dhe programit qeverisës përpara se ta votojë atë në parlament.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali matteo salvini qeveria e re itali itali matteo salvini qeveria e re itali

Sondazh

Poll