Haradinaj zhvillon tubimin përmbyllës të fushatës, flet si president: I bëj thirrje Vuçiç, njih Kosovën dhe…
KOSOVË-Kandidati për president i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ditën e sotme tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore. Sipas telegraf, ai ka prezantuar të gjithë kandidatët për deputet dhe është shprehur se këto zgjedhje janë referendum për vendin.
“Këto zgjedhje janë referendum dhe janë të paktën për dy tema me rëndësi. E para statusi ynë ndërkombëtar ose fati ynë në integrimet euroatlanike. Ka 20 vjet nga çlirimi që të finalizohet shtetësia jonë. Tash kur edhe pas 20 vitesh nuk jemi afër këtyre synimeve atëherë këtë diele vendoset a do të presim edhe 20 vjet dhe si do të kryejmë punë”, u shpreh Haradinaj.
Gjithashtu, ai ripërsëritur se do punojë për të anëtarësimin në OKB dhe NATO, ku dhe ka ripërsëritur bashkimin me Shqipërinë. Gjithashtu, ka thënë se nëse Vuçiç nuk është dakord, sërish do të ecin përpara, vetëm me njohjen e Kosovës do të ketë paqe.
“Pse jam kaq i sigurt që do të ecim përpara, se nëse deri më 2025 nuk jemi në OKB e NATO atëherë unë do punoj që ne bashkë me votë të vendosim për union me Shqipërinë. Nëse ky drejtim i yni nuk i pëlqen Vuqiqit atëherë i them unë sot përgjigjen. Hiçu prej Kosovës dhe lejoje që të ec në rrugën e vet drejt organizatave ndërkombëtare, njihje Kosovën dhe të kemi paqe”, theksoi Haradinaj.
Ndër të tjera, Haradinaj ka falënderuar mbështetësit për pjesmarrjen në tubime pavarësisht kushteve të vështira të pandemisë.
“Së bashku do ta bëjmë Kosovën e fortë atë ditë që do të votojmë. Ju falënderoj që edhe pse në kohë pandemie kam pasur nderin të ju takoj në shumë takime. Më 14 shkurt të bashkuar, shkojmë të fortë”, përfundoi ai.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Lideri i “Lega Nord” në Itali, Salvini: Covid-19 është si një luftë
ITALI-Lideri i Lega Nord, Matteo Salvini, ditën e sotme është shprehur se është i gatshëm që të lërë pas kundërshtimet politike, për të krijuar një qeveri me në...
Video/ Ishte duke u mbytur, një familje në Australi shpëton një kangur në një liqen
AUSTRALI-Një kangur i vogël është shpëtuar nga mbytja në një liqen në Australi, nga një familje që kishte dalë për peshkim. Sipas mediave të huaja, John Taylor ...
Lajmi mirë për Britaninë e Madhe, ulet numri i transmetimeve të Covid-19
BRITANIA E MADHE-Numri i transmetimeve të Covid-19, ose vlera R , ka rënë nën 1 për herë të parë që nga korriku në Britaninë e Madhe. Sipas TheGuardian, vlerat ...
Merkel shprehet optimiste: Në prill do ketë mjaftueshëm vaksina, do të jetë i vështirë menaxhimi i tyre
GJERMANI-Kancelarja Angela Merkel, ka folur në lidhje me hapat që duhet të hedh vendi për menaxhimin e pandemisë. Sipas Reuters, Merkel ka thënë se deri në pril...
Hungaria nis përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit
Hungaria është kthyer të premten në shtetin e parë të Bashkimit Evropian që do të përdorë vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, duke mos qenë në linjë ...
Shpërthen një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, vdesin 15 persona, plagosen 35 të tjerë
INDI-Në shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë fishekzjarrësh në Ind. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur në fabrikën Tamil Nada...
Haradianaj rithekson planin qeverisës të AAK-së: Rritja, zhvillimi ekonomik dhe integrimi në NATO e BE
KOSOVË-Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e fundit të fushatës, ka theksuar sërish qëllimin krye...
Fushatë edhe nga ajri! PSD-ja ngre një dron në tubimin e LVV-së, ironizon Kurtin: Lideri Suprem
KOSOVË- Partia Socialdemokrate (PSD) ka ngritur një dron me fotografin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës n...
Kurti bën thirrje sërish për pjesëmarrje në votime: Nuk duhet të lejojmë të përsëritet 25 janari i vitit të kaluar
KOSOVË -Kreu i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja aktuale Vjosa Osmani kanë zhvilluar ditën e sotme tubime në sheshin “Skënderbeu” në Prisht...