Bota

12 Shkurt 2021, 17:09 Nga DOSJA

KOSOVË-Presidentit në detyrë, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë  në median amerikan CNN, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet. Sipas Gazeta Express, në lidhje direke me gazetaren Christiane Amanpour ajo është shpreh se bashkë me Albin Kurtin do ta kenë vullnetin për të biseduar me Serbinë me parakushtin që të ketë drejtësi për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.

“Ne edhe formalisht do të fitojmë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ka qenë një dekadë e vështirë për ne, ne kemi arritur me mbështetjen e ShBA-së të kemi njohje të shumta. Serbia pavarësisht krimeve në luftë ata ende e mohojnë krimet e tyre, parakusht për ne është që të kemi drejtësi për vrasjet e njerëzve. Asnjë nga kriminelët nuk është dënuar, kur të përfundojnë zgjedhjet unë dhe  Kurti do të shfaqim vullnetin për të biseduar me Serbinë, por bota ka parë të vërtetën e luftës.Ne duam të lëvizim përpara, sepse njerëzit tanë e meritojnë këtë, por parakusht është që të vihet drejtësia në vend së pari”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu, ajo ka folur dhe për synimet që ka pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka theksuar se një prej tyre është Vettingu në sistemin e drejtësisë.

Nëse pyesni njerëzit e Kosovës ata identifikojnë dy probleme luftimin e korrupsionit dhe vendet e punës, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë. Ne duhet ta ndryshojmë mentalitetin e qeverisjes dhe ne do ta bëjmë këtë posa të kryhen zgjedhjet. Idetë tona janë për të investuar në burime njerëzore si dhe Vettingu në sistemin e drejtësisë. Njerëzit janë përpjekur për të ikur nga Kosova, është obligim I ynë që të krijojmë perspektivë për të rinjtë ku është drejtësia për të gjithë dhe ku njerëzit trajtohen njësojë”, tha Osmani.

Gjithashtu, ajo ka folur dhe për periudhën e vështirë të luftës midis viteve  1998-1999.

“Sikur të gjithë kosovarët unë jam rritur në një vend ku nuk jemi lejuar të flasim gjuhën tonë dhe të punojmë në vendet tona të punës. Gjatë luftës ne kemi parë ferrin me sytë tanë pasi njerëzit tanë janë vrarë para syve tanë, ShBA-ja na ka qëndruar pranë në kohët më të vështira dhe për këtë kosovarët janë përherë falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk duam që të mbahemi mend vetëm si sinonim I luftës dhe korrupsionit ne kemi njerëz të rinjë që kanë potencial të madh”, ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo është pyetur nga gazetarja dhe për ish-presidentin Hashim Thaçi. Në lidhje me këtë pjesë ajo është përgjigjur se i beson drejtësisë ndërkombëtare dhe se vërteta është që Serbia ka kryer krime ndaj Kosovës.

“ Ai është në Hagë, ne besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe ne besojmë në të vërtetën e vetme që Serbia ka kryer krime në Kosovë. Kosova do të pres që Gjyakta Speciale të përfundojë punën, por siç thashë e vërteta nuk mund të ndryshohet”, është shprehur Osmani.

Lajmi kryesor:AXHENDA/ Zgjedhjet në Kosovë, dita e fundit e fushatës elektorale, tensionet mes kundërshtarëve janë shtuar ndjeshëm

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet ne kosove vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll