Bota

Epidemiologu amerikan, Fauci jep lajmin e mirë: Vaksinimi te fëmijët mund të fillojë në shtator

12 Shkurt 2021, 18:52 Nga DOSJA
Epidemiologu amerikan, Fauci jep lajmin e mirë: Vaksinimi te

SHBA-Nxënësit e shkollës fillore mund të vaksinohen kundër COVID-19, në muajin shtator. Lajmi është konfirmuar nga epidemiologu amerikanë Anthony Fauci, i cili në një intervistë ka thënë se janë duke u zhvilluar provat klinike në SHBA nga kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Moderna për të testuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave, te fëmijët.

“Fëmijët e vegjël si nxënës të klasave të para mund të jenë në gjendje të marrin vaksinën e koronavirusit në kohën kur shkolla fillon në shtator, nëse provat janë të suksesshme në ato grupe mosha. Ne jemi në procesin e fillimit të provave klinike, dukr filluar nga njerëz nga 16 deri në 12, pastaj 12 deri në 9, pastaj 9 deri në 6,” -tha Anthony Fauci,

Ndërsa, në lidhje me grupmoshat që mund të autorizohen për të marrë vaksinën në shtator, sipas tij do të jenë klasat e para.

“Unë mendoj se në kohën që të shkonim në hapjen e shkollës, ka të ngjarë të jemi në gjendje të vaksinojmë fëmijët që vijnë në klasën e parë,”-ka thënë ai. 

Që prej fillimit të pandemisë në Shtetet e Bashkuara janë shënuar 28,024,390 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 487,659 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci anthony fauci flet per covid-19 covid 19 ne shba shba anthony fauci anthony fauci flet per covid-19 covid 19 ne shba shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 18:51

ITALI– Formohet qeveria e re në Itali me kryeministër Mario Draghi. Mediat italiane bëjnë me dije se Draghi do të  betohet nesër në orën 12:00. Mario Draghi u t...

Bota 12 Shkurt 2021, 17:09

KOSOVË-Presidentit në detyrë, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë  në median amerikan CNN, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet. Sipas Gaz...