Bota

12 Shkurt 2021, 18:51 Nga DOSJA

ITALI– Formohet qeveria e re në Itali me kryeministër Mario Draghi. Mediat italiane bëjnë me dije se Draghi do të  betohet nesër në orën 12:00. Mario Draghi u takua ditën e sotme me Presidentin e vendit Sergio Materella ku i ka çuar edhe emrat e qeverisë që pritet të formojë.

Mediat vendase bën të ditur se ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane pranoi zyrtarisht një kërkesë për të formuar qeverinë e ardhshme të vendit, një muaj pasi ra qeveria e Giuseppe Conte. Mësohet se Administrata e Draghi do të marrë detyrën javën e ardhshme pasi fitoi miratimin e të dy dhomave të parlamentit italian.

Kabineti i qeverisë që do të betohet ditën e nesërme.

Federico D’Incà për Marrëdhëniet me Parlamentin

Vittorio Colao për inovacionin teknologjik

Renato Brunetta  Administrata publike

Maria Stella Gelmini Ministria në Çështjet Rajonale

Mara Carfagna Ministria për Rajonin e Jug

Elena Bonetti Ministria në Shanse të Barabarta

Erika Stefani Ministria tek Aftësitë e Kufizuara

Fabiana Dadone Ministria për Politikat e Rinisë

Massimo Graravaglia Ministria për Turizëm

Luigi Di Maio Ministria për Punë të Jashtme

Luciana Lamorgese Ministria e Brendshme

Marta Cartabia Ministria e Drejtësisë

Daniele Franco Ministria e Ekonomise

Giancarlo Giorgetti Ministria e zhvillimit ekonomik

Stefano Patuanelli Ministria e Bujqësisë

Roberto Cingolani Ministria per mjedisin 

Giovanni Ministria e Infrastruktures

Orlando Ministri i Punës

Patrizio Bianchi në Institut

Dario Franceschini Ministria e Kulturës

Roberto Speranza Ministria për Shëndetin

Kriza e qeverisë së Italisë u shkaktua muajin e kaluar, kur drejtuesi i “Italia Viva”, Matteo Renzi ka tërhequr nga qeveria dy ministrat e tij, Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, duke rrëzuar qeverinë e kryeministrit Giuseppe Conte. Bashkë më to është larguar edhe nënsekretari Ivan Scalfarotto. Në një konferencë për shtyp, Renzi bëri me dije lajmin duke sqaruar se kriza në qeveri ka ekzistuar muaj më parë dhe se nuk ka lidhje me pandeminë e koronavirusit. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota formohet qeveria e re ne itali mario draghi formohet qeveria e re ne itali mario draghi

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 17:09

KOSOVË-Presidentit në detyrë, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë  në median amerikan CNN, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet. Sipas Gaz...