Bota

Jo vetëm Athina! Shifrat e COVID-19 në rritje, Greqia vendos masa izoluese në disa rajone të tjera (SHTRËNGIMET)

12 Shkurt 2021, 18:04 Nga DOSJA
Jo vetëm Athina! Shifrat e COVID-19 në rritje, Greqia vendos masa

GREQI-Greqia ka marrë vendimin për të vendosur masa izoluese edhe në rajone të tjera pas Athinës. Sipas TheGuardian, duke filluar nga dita e nesërme rajoni i Akaisë në veriperëndim të gadishullit të Peloponezit dhe Euboea, ishulli i dytë më i madh i Greqisë pas Kretës, do të kenë masa parandaluese që do të zgjasin deri më 22 shkurt. Në masat e reja përfshihen, mbyllja e shkollave, lokaleve dhe parukerive.

“Pamja epidemiologjike në nivelin kombëtar tregon një përkeqësim të situatës,”- ka thënë Vana Papaevangelou, një anëtare e komitetit të ekspertëve të sëmundjeve infektive.

Po ashtu, ajo ka thënë se shkalla e punësimit në njësitë e kujdesit intensiv për pacientët me Covid-19 në spitalet e Athinës u rrit në 83%.

Ditën e martë, qeveria në Greqi ka njoftuar për një izolim të plotë të Athinës për të parandaluar një rritje të numrit të infektimeve. Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 170,244 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 6,077 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi koronavirusi në greqi greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 17:09

KOSOVË-Presidentit në detyrë, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë  në median amerikan CNN, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet. Sipas Gaz...