Bota

“Hetimet për origjinën e virusit vazhdojnë”/ Kreu i OBSH-së: Të gjitha hipotezat janë të hapura

12 Shkurt 2021, 17:49 Nga DOSJA
“Hetimet për origjinën e virusit vazhdojnë”/ Kreu i

BRUKSEL-Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se të gjitha hipotezat për origjinën e virusit po studiohen.

Të gjitha hipotezat janë ende të hapura në kërkimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për origjinën e Covid-19, ka thënë drejtori i saj i përgjithshëm.  Janë ngritur pyetje nëse disa hipoteza janë hedhur poshtë. Duke folur me disa anëtarë të ekipit, dëshiroj të konfirmoj se të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme,”-ka thënë ai. 

Gjatë kësaj jave një grup hetimi i OBSH-së, i cili zhvilloi studime në Kinë ka thënë se virusi nuk ka dalë nga një laborator në Wuhan, probabiliteti më i madh sipas tyre është mundësia e transmetimit nga kafshët te njeriu. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në gjithë botën janë shënuar 108 milionë të infektuar dhe kanë ndërruar jetë mbi 2 milionë pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne bote tedros adhanom ghebreyesus covid-19 ne bote tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 17:09

KOSOVË-Presidentit në detyrë, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë  në median amerikan CNN, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet. Sipas Gaz...