Bota

Hoti zhvillon tubimin përmbyllës të fushatës: Marrëveshja e Washingtonit rihapi portat e miqësisë dhe solli 1 miliard dol

12 Shkurt 2021, 18:17 Nga DOSJA
Hoti zhvillon tubimin përmbyllës të fushatës:

KOSOVË –Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, ka zhvilluar tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore. Sipas Telegraf, në fjalimin e tij përmbyllës, ai ka sjell në vëmendje Marrëveshjen e nënshkruar në Washington me Presidentin Trump. Sipas tij, marrëveshja ka sjellë përfitime për Kosovën, në fushën e ekonomisë, mbrojtjes,  diplomacisë dhe njohjen e pavarësisë nga një shtet.

Ne e sollëm marrëveshjen e Washingtonit, e cila i sjellë Kosovës 1 miliard dollarë investime dhe mijëra vende pune, i solli një njohje të re pas tri vitesh bllokadë, e hapi tregun amerikan për qasje në financa dhe, mbi të gjitha, e fuqizojë miqësinë tonë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë marrëveshje, dhe me shumë projekte të tjera, unë ju ftoj të votoni Lidhjen Demokratike, për ta bërë Kosovën qendër për inovacion dhe teknologji. Me Lidhje Demokratike, Kosova kontribuon në ruajtjen e paqes kudo nëpër botë, me vajzat dhe djemtë Forcës së Sigurisë së Kosovës, që tani janë bërë pjesë e Ushtrisë Amerikane në misione paqeruajtëse. Me qeverisjen e Lidhjes Demokratike, Kosova është vënë në qendër të agjendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Hoti.

Në fund, ai shtoi se të gjithë e kanë kuptuar se më 4 shtator 2020, në Uashington është nënshkruar marrëveshja më e rëndësishme për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë, marrëveshje që e fuqizon sovranitetin e Kosovës. Gjithashtu, i ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe i ka ftuar të votojnë për partinë e tij me numrin 132.

“Të tjerët nuk kishin vizion për të parë rëndësinë e kësaj marrëveshje. Vetëm ne kemi dëshmuar se nuk zmbrapsemi para sfidave. Vetëm ne i realizojmë premtimet. Mbi të gjitha, duke votuar Lidhje Demokratike, ju respektoni traditën, përkushtimin për shtet. Duke votuar gratë dhe burrat e listës tonë, ju votoni për zërin tuaj të vërtetë, për ata që bashkë me juve ëndërruan, punuan dhe e ndërtuan Kosovën, shtet të pavarur e sovran, shtet demokratik. Kosova, me neve në qeverisje, i ruan miqtë në të dy anët e atlantikut”, tha në fund kryeministri Hoti.

Lajmi kryesor: AXHENDA/ Zgjedhjet në Kosovë, dita e fundit e fushatës elektorale, tensionet mes kundërshtarëve janë shtuar ndjeshëm

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti zgjedhjet ne kosove avdullah hoti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2021, 17:09

KOSOVË-Presidentit në detyrë, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë  në median amerikan CNN, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet. Sipas Gaz...