Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË- Fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës. Nesër vendi do të jetë në heshtje zgjedhore, derisa të dielën qytetarët të shprehin vullnetin e tyre. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka pohuar se bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë.
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka thënë se kërkon votën e qytetarëve për ta bërë të madhe fitoren e partisë së tij, për Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Përmes një postimi në Facebook tha se Mitrovica do ta bëjë edhe më të madhe fitoren e PDK-së. Ndqërkohë që Haradinaj ka vizituar ditën e sotme Komunitetin Musliman, ku tha se partite politike duhet të marrin shembull nga bashkëjetesa fetare në vend.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thekson se menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinajt për President të Kosovës, në Beograd është ndjerë një sjellje ndryshe e Aleksandër Vuçiç, i cili nisi ta shpreh parehatinë e tij me deklarata kundrejt Kosovës.
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në tubimin që ka mbajtur sot në Mitovicë, ka falenderuar nipin e Kadri Veselit, që ishte prezent në tubim për t’I thënë përkrahje atij për kandidaturën për kryeministër. Hoxhaj, ka thënë se ndjehet i nderuar që në mesin e qytetarëve të Mitrovicës që kanë marrë pjesë në tubimin e PDK-së, ishte edhe nipi i Kadri Veselit.
Më 14 shkurt qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Përgjatë 10 ditëve, subjektet politike kanë shpalosur programet e tyre para elektoratit në secilin pjesë të Kosovës.Por, si do ta përmbyllin partitë fushatën ditën e fundit.
Vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem pas njohjes nga Izraeli që erdhi si rezultat i insistimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Lëvizja Vetëvendosje po konsiderohet si një vendim që do shqyrtohet, gjithmonë duke marrë parasysh qëndrimin e Bashkimit Evropian.
Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.
Partitë politike kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputet, ku disa prej tyre janë refuzuar për shkak të problemeve që deputetë kanë pasur me ligjin.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI E VERIUT- Mjekja maqedonase Tatjana Gurzanova i ka bërë thirrje qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të siguruar vaksinat anti-Covid. Me anë të një pos...
SERBI– Serbia po vijon me vaksinimin e qytetarëve të saj përmes vaksinës ruse dhe asaj kineze me ritme të shpejta, ndërsa eksperienca deri më tani ka treguar se...
ANGLI- Vaksinimi në Angli duket se po ecën me hapa shumë të mira. Dailymail shkruan se shkencëtarët kanë deklaruar se nëse ecin me këtë ritëm nga mesi i muajit ...
KINË-BBC World News është ndaluar të transmetohet në Kinë, një javë pasi Pekini kërcënoi të hakmerrej për revokimin e fundit të licensës britanike të trans...
ANGLI-Pasaportat e vaksinave mund të shpëtojnë pushimet verore. Dailymail shkruan se të gjithë personat që kanë bërë vaksinën anti-Covid dhe kanë një pasaportë ...
SHBA- Presidenti Biden të enjten kritikoi programin e vaksinimit kundër koronavirusit që ai e trashëgoi nga paraardhësi i tij, Donald Trump, dhe u bëri thirrje ...
Platforma e mediave sociale Instagram ka bllokuar përgjithmonë llogarinë e Robert F. Kennedy Jr për postimin e informacionit të rremë në lidhje me vaksinat dhe ...
SHBA-Ish-Presidenti Donald J. Trump e ka kaluar Covid-19 në tetor me simptoma më të rënda, sesa është raportuar. Sipas mediave të huaja, katër persona të afër m...
BOTË– Njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer është zbuluar se kanë përgjigje të fortë imune ndaj dy mutacione të Kent dhe atij të Afrikës ...
KOSOVË- Fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës. Vetëm 3 ditë kanë mbetur nga data e zgjedhjeve dhe partitë politike v...