Bota

Lajmi mirë për Britaninë e Madhe, ulet numri i transmetimeve të Covid-19

12 Shkurt 2021, 16:09 Nga DOSJA
Lajmi mirë për Britaninë e Madhe, ulet numri i transmetimeve

BRITANIA E MADHE-Numri i transmetimeve të Covid-19, ose vlera R , ka rënë nën 1 për herë të parë që nga korriku në Britaninë e Madhe. Sipas TheGuardian, vlerat tashmë janë 0.7 dhe 0.9 në të gjithë Britaninë e Madhe.

Profesori Neil Ferguson, një këshilltar i NERVTAG dhe epidemiolog i Imperial College, i  cilit nxiti ministrat për izolim në pranverën e kaluar, ka thënë që britanikët mund të lejohen të takojnë miqtë në pub-et dhe restorantet në muajin maji. Gjithashtu, sipas tij ky është një bllokim përfundimtar.

R përfaqëson numrin mesatar të njerëzve që çdo person pozitiv me Covid-19 vazhdon të infektojë. Kur shifra është mbi 1, një shpërthim mund të rritet, por kur është nën 1 kjo do të thotë që epidemia po zvogëlohet.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar,  3,998,655 raste infektimi dhe janë ndërruar jetë 115,529 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe covid-19 ne britanin e madhe britania e madhe covid-19 ne britanin e madhe

Sondazh

Poll