Bota

Merkel shprehet optimiste: Në prill do ketë mjaftueshëm vaksina, do të jetë i vështirë menaxhimi i tyre

12 Shkurt 2021, 15:54 Nga DOSJA
Merkel shprehet optimiste: Në prill do ketë mjaftueshëm vaksina,

GJERMANI-Kancelarja Angela Merkel, ka folur në lidhje me hapat që duhet të hedh vendi për menaxhimin e pandemisë. Sipas Reuters, Merkel ka thënë se deri në prill vendi do të ketë mjaftushm vaksina sa do ta ketë të vështirësi në menaxhimin e përdorimit të tyre.

“Gjermania do të ketë vështirësi në përdorimin e të gjitha vaksinave COVID-19 në dispozicion në Prill,”-ka thënë ajo.

Po ashtu, Merkel ka shtuar se do të ketë lehtësim të masave, vetëm në rast se në një javë evidentohet një rënie e infektimeve deri në 35 për 100,000 banor.

“Për hapin, ne duhet të jemi të kujdesshëm nëse qëndrojmë të qëndrueshëm nën 35. Kur të kemi hapur dyqane dhe të jemi … të qëndrueshëm nën 35 për dy javë, atëherë mund të shqyrtojmë hapin tjetër,”-ka thënë ajo.

Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë shënuar 2,321,215 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 64,513 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel gjermani koronavirusi ne gjermani angela merkel gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll