Aktualitet

Manastirliu: Më 15 shkurt mbërrin sasia tjetër e vaksinave e premtuar nga Pfizer

10 Shkurt 2021, 11:55 Nga DOSJA
Manastirliu: Më 15 shkurt mbërrin sasia tjetër e vaksinave e

TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se Pfizer/BioNtech do të sjellë në Shqipëri një sasi tjetër vaksinash më 15 shkurt. Në konferencën e sotme me gazetarët, Manastirliu tha se vaksinimi po vazhdon, me grupet e rrezikut.


PJESË NGA FJALIMI I MANASTIRLIUT:

Strategjia jonë e vaksinimit parashikon dhe ka diçka komponentë që lidhen me planin e vaksinimit me logjistikës dhe me cilësinë e vaksinës në mënyrë që ne të kemi një informacion të saktë për të gjithë të vaksinuarit. Informacioni ka shumë rëndësi pasi siç e dimë Pfizer dhe BioNTex është një vaksinë që bëhet në dy faza.

Pasaporta e vaksinimit është një informacion i zyrtarizuar në lidhje me një informacion që duhet të marrë një qytetar. Është një element shumë i rëndësishëm përsa i përket dhe pikëpamjes së analizë. Vaksina është arma më e fuqishme për të kontrolluar pandeminë sa të njohura kemi aq dhe të panjohura është e rëndësishme që të dimë sa është numri sa të prekur janë.

Qeveria ka siguruar nga Pfizer dhe Covax vaksina për 800 mijë qytetarë ku përfshihen grupet kryesorë të rrezikut dhe prioritare dhe ne kemi filluar me ato që janë më të ekspozuarit që janë mjekët, infermierët dhe epidemiologët. Kemi filluar me dozën e dytë të vaksinimit dhe vijojmë me rritjen e tyre pasi ju e dini tashmë se brenda shkurtit me 15 shkurt do të jetë dhe mbërritja e dozave të tjera nga Pfizer akoma nuk kemi një numër në lidhje me këto doza.

Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve në Shqipëri ka sjellë edhe përforcimin e masave anti-covid. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune, për një periudhë 14 ditore duke filluar nga 11 shkurt deri në 25 shkurt. Komiteti kufizoi sot edhe orarin e shërbimit për baret, restorantet dhe lokalet,  që po ashtu do të ushtrojnë aktivitetin me orarin e kufizuar. Infektimi i moshave të reja ka bërë që edhe mësimi të kalojë online për gjimnazistët e 7 bashkive të riskuara në vend. Masat janë në fuqi nga data 11 deri më 25 shkurt.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mberrin vaksina pfizer ne shqiperi ogerta manastirliu mberrin vaksina pfizer ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll