Aktualitet

“Moshat e reja janë të shtruar me forma të rënda”, Najada Çomo thirrje popullatës: Mbani maskat, ne do ti shërbejmë

10 Shkurt 2021, 11:35 Nga DOSJA
“Moshat e reja janë të shtruar me forma të

TIRANE- Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Como, iu ka kërkuar qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid. Në bashkëbisedimin që Komiteti Teknik i Ekspertëve zhvilloi sot me gazetarët, Çomo tha se ka një rritje të numrave të të shtruarve në spitale, e sidomos të moshave të reja.


“Një informacion të shkurtër, kemi një shtim të rasteve të shtruar në spitale. Është shtuar numri i rasteve të reja, por kemi forma të rënda të moshave të reja të shtruar në spitalet. Fluksi është i përballueshëm por i shtuar nga ana numerike. Marrja e këtyre masave është e detyruar. Në terapi intesive është shtuar numri i pacientëve të shtruar, por ne garantojmë punën tonë, por stërmundimit të bluzave të bardha, popullata shqiptare mund ti përgjigjet vetëm me mbajtjen e maskave, distancimin dhe mbajtjen e rregullave. Ne aty do të jemi dhe do ti shërbejmë edhe pacientit të fundit. P opullata duhet të na mirëkuptojë për situatën ku ne ndodhemi.”-tha ajo.

Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve në Shqipëri ka sjellë edhe përforcimin e masave anti-covid. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune, për një periudhë 14 ditore duke filluar nga 11 shkurt deri në 25 shkurt. Komiteti kufizoi sot edhe orarin e shërbimit për baret, restorantet dhe lokalet,  që po ashtu do të ushtrojnë aktivitetin me orarin e kufizuar. Infektimi i moshave të reja ka bërë që edhe mësimi të kalojë online për gjimnazistët e 7 bashkive të riskuara në vend. Masat janë në fuqi nga data 11 deri më 25 shkurt.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi najada çomo mbyllja e dyte ne shqiperi najada çomo

Sondazh

Poll