Aktualitet

Zhvatëset e ‘Shefqet Ndroqit’ lihen 45 ditë në BURG! Gjykatësja revoltohet nga veprimet e tyre: Pse i keni fshirë SMS?

10 Shkurt 2021, 11:34 Nga DOSJA
Zhvatëset e ‘Shefqet Ndroqit’ lihen 45 ditë në BURG!

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë 45 ditë në burg infermieret dhe sanitaren që bashkëpunuan me Tire Alldervishin për ti marrë para familjarëve të pacientëve të shtruar nga Covid. Seanca e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës përballi me gjyqtaren, Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukija Hoxhaj të cilat akuzohen për “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”. Të katër të dyshuarat kanë fshirë çdo provë që mund ti lidhte me Tiren, duke filluar nga SMS-të të cilat u përmendën nga gjykatësja në seancë.

Mira Bushi me zë duke u dridhur është shfaqur e përlotur teksa gjyqtarja bëri apelin. “Jam infermiere”, mësohet të ketë thënë ajo. Edhe Sheqerije Koci ka qarë para gjykatëses. Sidorela Cela e cila është me profesion infermiere po ashtu është shfaqur e përlotur duke thënë se ka dy fëmijë: Kam dy fëmije të vegjël një e kam 7 një 4.

Rukije Hoxha deklaroi se ishte e pafajshme e se nuk kishte lidhje me Tiren, ndërkohë që të njëjtën gjë tha dhe avokatja e infermieres Sidorela Çeles. Antoneta Sevdari tha se Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, kur telefonat ishin të ndaluara. Avokatja i ka kërkuar llogari prokurorit se përse nuk janë hetuar doktorët, pasi kjo çështje nuk mund të përfshijë vetëm pastrueset dhe infermierët.

Sipas Gjykatës masa e arrestit me burg për 45 ditë është dhënë me qëllim që Prokuroria të kryejë veprime të tjera përsa i përket zbardhjes me komunikimet që kanë pasur personat me sanitaren, Tire Alldervishi. Gjykata ka kërkuar nga prokuroria që të sjellë prova nëse këto infermiere kanë abuzuar edhe me persona të tjerë.

KUR U NDALUAN 4 ‘ZHVATËSET’?

Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, u ndaluan nga policia e Tiranës më 8 shkurt 2021. Ndalimi i tyre u bë pasi dolën nga përgjimet në telefonin e Tires, e cila u arrestua javë më parë pas skandalit që u transmetua në emisionin ‘STOP’.  Pjestaret e stafit mjekësor te ‘Shefqet Ndroqi’ janë të përfshira në aferën korruptive të rastit ‘Tire’. Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela, në bashkepunim me njëra-tjetrën, kanë përfituar para nga pacientët që ishin të shtruar pasi ishin infektuar me Covid. Ato kanë komunikuar mes tyre për pacientët e shtruar në spitale në mënyrë që të përfitonin paratë dhe ti ndanin mes tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira bushi rukije hoxha sheqerije koci sidorela cela tire alldervishi mira bushi rukije hoxha sheqerije koci sidorela cela tire alldervishi

Sondazh

Poll