Aktualitet

Shifra të larta infektimesh nga Covid, Task-Forca nis kontrollet në Durrës, ndëshkojnë qytetarët që nuk zbatojnë masat

10 Shkurt 2021, 11:51 Nga DOSJA
Shifra të larta infektimesh nga Covid, Task-Forca nis kontrollet në

DURRËS– Shifrat e larta të infektimeve nga COVID kanë rritur vigjilencën e policëve dhe grupeve të Task-Forcës dhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Kështu që në orët e para të mëngjesit kanë nisur kontrollet në terren për të këshilluar e ndëshkuar shkeljen e masave anti-covid nga qytetarët dhe subjektet.

Në Durrës, dy ditët e fundit janë raportuar 230 raste të reja të infektuarish. Në Tiranë shifrat janë akoma më të larta. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të ashpërsojë masat duke vendosur orët 20:00 deri në 06:00 si kufizimet e lëvizjes. Ndërkohë që gjobat për personat që nuk respektojnë rregullat do të rriten.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle ne durres mbyllja e dyte ne shqiperi kontrolle ne durres mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll