Aktualitet

Manastirliu: Shqipëria mbyllet nga e enjtja në orën 20:00, masat zgjasin deri në 25 shkurt

10 Shkurt 2021, 11:21 Nga DOSJA
Manastirliu: Shqipëria mbyllet nga e enjtja në orën 20:00, masat

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin për shtrëngimin e masave. Në një lidhje live nga mbledhja, Mastirliu tha se nga nesër, 11 shkurt, Shqipëria do të mbyllet në orën 20:00 dhe kjo masë do të zgjasë për dy javë, deri në datën 25 shkurt.


Manastirliu shtoi më tej se në orën 20:00, do të mbyllen edhe baret e restorantet, me përjashtim të shërbimit delivery.

“Jemi në një situatë kur kemi një shtim të numrit të infektimeve, ulje të moshës së të infektuarve dhe kjo si pasojë ka sjellë një shtim të ndjeshëm të misioneve të urgjencës tonë kombëtare dhe kjo situatë është shoqëruar me shtim të rasteve në spitale. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar situatën bazuar në eksperiencat tashmë të fituara gjatë këtyre muajve të luftës ndaj Covid-19 dhe ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme, duke u bazuar në parim për mbrojtjen e jetës së qytetarëve këto masa:

Ndalimi i qarkullimi nga ora 20;00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune, për një periudhë 14 ditore duke foilluar nga 11 shkurt deri në 25 shkurt. Ndalimi i bareve, restoranteve, lokaleve, nga ora 20;00 deri në 06;00,  me përjashtim të shërbimit në banesë, nga data 11 shkurt deri më 25 shkurt,”- tha Manastirliu.

Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve në Shqipëri ka sjellë edhe përforcimin e masave anti-covid. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune, për një periudhë 14 ditore duke filluar nga 11 shkurt deri në 25 shkurt. Komiteti kufizoi sot edhe orarin e shërbimit për baret, restorantet dhe lokalet,  që po ashtu do të ushtrojnë aktivitetin me orarin e kufizuar. Infektimi i moshave të reja ka bërë që edhe mësimi të kalojë online për gjimnazistët e 7 bashkive të riskuara në vend. Masat janë në fuqi nga data 11 deri më 25 shkurt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi ogerta manastirliu mbyllja e dyte ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll