Aktualitet

Najada Çomo: Të rinj pa sëmundje kronike kanë shfaqur forma të rënduara të COVID19

10 Shkurt 2021, 11:44 Nga DOSJA
Najada Çomo: Të rinj pa sëmundje kronike kanë shfaqur

TIRANË- Najada Çomo, drejtoresha e Spitalit Infektiv COVID1, tha sot se ka një situatë të rënduar me COVID19 me shumë të rinj pa sëmundje kronike që kanë shfaqur forma të rënduara të sëmundjes. Shefja e Infektivit bëri thirrje që qytetarët të respektojnë masat.

Janë mosha të reja pa sëmundje kronike që janë në gjendje të rënduar. Ka një ekspozim më të lartë nga rrisku. Sigurisht që ka ambulanca që janë jashtë ambienteve të QSUT, por janë në gatishmëri.“-tha Çomo.


Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve në Shqipëri ka sjellë edhe përforcimin e masave anti-covid. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune, për një periudhë 14 ditore duke filluar nga 11 shkurt deri në 25 shkurt. Komiteti kufizoi sot edhe orarin e shërbimit për baret, restorantet dhe lokalet,  që po ashtu do të ushtrojnë aktivitetin me orarin e kufizuar. Infektimi i moshave të reja ka bërë që edhe mësimi të kalojë online për gjimnazistët e 7 bashkive të riskuara në vend. Masat janë në fuqi nga data 11 deri më 25 shkurt.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi najada çomo mbyllja e dyte ne shqiperi najada çomo

Sondazh

Poll