Aktualitet

Covid-19 në vend/ Manastirliu: Nuk do të tolerojmë asnjë shkelës, nuk mund të kemi një polic për çdo qytetar

10 Shkurt 2021, 11:54 Nga DOSJA
Covid-19 në vend/ Manastirliu: Nuk do të tolerojmë asnjë

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e la respektimin e masave në dorë të qytetarëve. Në bashkëbisedimin që pati sot me gazetarët, Manastirliu tha se qeveria nuk mund të vendosë një polic për çdo qytetar, e prandaj për këtë duhet bashkëpunim.


“Sapo ne të kemi një vendim, nisur dhe nga Ministria e Arsimit…pjesa më e madhe e anëtarëve të Komitetit Teknik janë vetë pedagogë në shumë universitete tona…kanë vlerësuar dhe rekomandojnë për të zgjatur sezonin e provimeve në Universitete për të zbatuar protokollin dhe të zhvillohen provimet. I mbetet ministrisë së Arsimit të organizojë të gjitha detajet. Kjo bëhet duke marrë parasysh interesin…më i larti është shëndeti dhe besoj se ka qenë vendim më i drejtë i marrë dhe besoj se do të jetë një proces i mirë monitorimi. Siç e thashë edhe më herët, virusi nuk fle dhe gjen vendet më të frekuentuara për të infektuara. Më pas rriten edhe shifrat. Nuk do të kemi asnjë tolerancë për ata të cilët nuk zbatojnë rregullat e miratuara prej muajsh tashmë, qofshin baret, restorante apo të tjera, për të cilat kemi përcaktuar të gjitha parametrat e sigurisë që duhet të plotësojnë. Por duhet të kuptojmë se nuk mund të kemi një qytetar, një polic…që t’i thotë shiko se po gabon, apo një inspektor në çdo biznes. Nuk e kemi dot, nuk e ka asnjë vend në botë.”-tha Manastirliu.

Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve në Shqipëri ka sjellë edhe përforcimin e masave anti-covid. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune, për një periudhë 14 ditore duke filluar nga 11 shkurt deri në 25 shkurt. Komiteti kufizoi sot edhe orarin e shërbimit për baret, restorantet dhe lokalet,  që po ashtu do të ushtrojnë aktivitetin me orarin e kufizuar. Infektimi i moshave të reja ka bërë që edhe mësimi të kalojë online për gjimnazistët e 7 bashkive të riskuara në vend. Masat janë në fuqi nga data 11 deri më 25 shkurt.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi ogera manastirliu mbyllja e dyte ne shqiperi ogera manastirliu

Sondazh

Poll