Aktualitet

Infektohet me COVID19 drejtori i QSUT, Enkelejd Joti

10 Shkurt 2021, 11:20 Nga DOSJA
Infektohet me COVID19 drejtori i QSUT, Enkelejd Joti

TIRANE– Drejtori i Qendrës Universitare “Nënë Tereza”, Enkelejd Joti është infektuar me COVID19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Joti është konfirmuar pozitiv me COVID19 një ditë më parë dh se deri më tani, gjendja e tij shëndetësore është e mirë. 

Rritja e rasteve me COVID19 në Shqipëri ka kapur pikun. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja dje, ku u shënuan 1239 raste dhe 16 viktima. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit.

Pritet që ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalin në një konferencë për mediat aty ku do të bëjnë të ditura masat e reja që do të hyjnë në fuqi. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u deklarua se ora 20:00 do të jetë ora e re e karantinimit në Shqipëri pas rritjes së madhe të personave të infektuar. Qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd joti enkelejd joti

Sondazh

Poll