Aktualitet

Mbyllen shkollat e mesme në nëntë qytete, Manastirliu: Janë zona rrisku, kalojnë online

10 Shkurt 2021, 11:24 Nga DOSJA
Mbyllen shkollat e mesme në nëntë qytete, Manastirliu: Janë

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëroi se në nëntë qytete që janë konsideruar si zonë rrisku do të mbyllen shkollat e mesme.

E pranishme gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ku u lajmëruan masat e reja, Manastirliu tha se shkollat e mesme në zonat e rriskut, Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamzë do të kalojne online.


Ministrja shtoi se sezoni i provimeve për universitetet rekomandohet të zgjatet duke bërë një kombinim online dhe në auditor të tyre.

“Shkollat e mesme në zonat e rriskut, Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamzë do të kalojne online. Sezoni i provimeve për universitetet rekomandohet të zgjatet, kombinim online dhe në auditor i provimeve,”- tha Manastirliu.

Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve në Shqipëri ka sjellë edhe përforcimin e masave anti-covid. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune, për një periudhë 14 ditore duke filluar nga 11 shkurt deri në 25 shkurt. Komiteti kufizoi sot edhe orarin e shërbimit për baret, restorantet dhe lokalet,  që po ashtu do të ushtrojnë aktivitetin me orarin e kufizuar. Infektimi i moshave të reja ka bërë që edhe mësimi të kalojë online për gjimnazistët e 7 bashkive të riskuara në vend. Masat janë në fuqi nga data 11 deri më 25 shkurt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi ogerta manastirliu mbyllja e dyte ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll