Aktualitet

Albana Fico: Punoni online aty ku mundeni dhe respektoni distancimin social

10 Shkurt 2021, 11:30 Nga DOSJA
Albana Fico: Punoni online aty ku mundeni dhe respektoni distancimin social

TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka rekomanduar punën online, aty ku është e realizueshme.  E pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Fico tha se respektimi i masave është parësor, kështu që çdo punë që mund të bëhet online, le të vazhdojë në atë mënyrë.


“Fakti që marrja e vendimeve tejet të vështira për autoritetet ka të bëjë me faktin që ne kemi masa, respektimi i të cilave është parësor. I kemi provuar sa herë janë ndjekur, janë respektuar. Duhet të jemi të qartë që respektimi i masave, punës online aty ku duhet. Mësimit online, distancimit social dhe mbajtjes së maskës,”- tha ajo.

Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve në Shqipëri ka sjellë edhe përforcimin e masave anti-covid. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave dhe për arsye pune, për një periudhë 14 ditore duke filluar nga 11 shkurt deri në 25 shkurt. Komiteti kufizoi sot edhe orarin e shërbimit për baret, restorantet dhe lokalet,  që po ashtu do të ushtrojnë aktivitetin me orarin e kufizuar. Infektimi i moshave të reja ka bërë që edhe mësimi të kalojë online për gjimnazistët e 7 bashkive të riskuara në vend. Masat janë në fuqi nga data 11 deri më 25 shkurt.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico mbyllja e dyte ne shqiperi albana fico mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll