Politike

‘Ti je kryetirja’/ Basha i rikthehet akuzave për uljen e numrit të viktimave nga Covid, kryedemokrati: Po i fshini viktima

9 Shkurt 2021, 13:15 Nga DOSJA
‘Ti je kryetirja’/ Basha i rikthehet akuzave për uljen e numrit

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës në lidhje me programin e opozitës për shëndetësinë. Teksa doli në një deklaratë për gazetarët, Basha iu ka rikthyer sërish akuzave ndaj Ramës për fshehjen e viktimave nga Covid në vend. Basha u shpreh se të gjithë e dinë se shëndetësia falas ishte një premtim i mbetur në hije.


Kryedemokrati tha se Tirja është produkti i vetëm në 8 vite, sepse vetë Rama është kryetirja.

DEKLARATA:

Të gjithë e panë sesi Shqipëria ka sot një sistem shëndetësor në kolaps, me numrin më të ulët të testimeve. Tirja është produkti i Edi Ramës në 8 vite, pasi Rama është kryetirja. Në fund të 8 viteve Edi Rama del në ekran, dhe thotë çfarë do të bëjë, ndërkohë që kishte 8 vite kohë në dispozicion. Kërkon që ti kundërvihet planit tonë të shëndetësisë, përmes dështimeve të tij. Bëri vetëm një gjë, u mori paratë shqiptarëve, dhe ua dha mniqve të tij. Kemi fshehje të të dhënave, është fakt se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve dhe infektimeve, Rama fsheh viktimat, të cilat nuk janë thjesht numra por janë nënat dhe baballarët tanë. Rruga për të dalë nga kjo gropë kalon përmes propozimeve tona.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll