Politike

Yuri Kim i ‘vuri vizën’ Tom Doshit, Rama “kyç” gojën: Nuk i përgjigjem asnjë pyetje nëse më përmendni ambasadore

9 Shkurt 2021, 11:58 Nga DOSJA
Yuri Kim i ‘vuri vizën’ Tom Doshit, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ‘qepur gojën’ për thirrjen e ambasadores së Shteteve të Bashkuara Amerikane, e cila një ditë më parë kërkoi që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhje.

Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se nuk do të përgjigjet për asgjë që ka lidhje me ambasadoren Kim, teksa fajësoi edhe gazetarët. Kreu i qeverisë shtoi se janë këta të fundit që e përdorin ambasadoren si karrem dhe krijojnë telenovela. 


“Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do të jap asnjë përgjgje, sepse keni abuzuar dhe keni spekuluar në mënyrë skandaloze, duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Përgjigjia që kam dhënë unë është shumë e qartë: Nuk ka nevojë ë më vini përpara ambasadoren për të më treguar mua punën dhe përballjen me ligjin. Që të ma vini ambasadoren si karrem për të krijuar telenovela dhe për të dezinformuar publikun,’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR/ Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër COVID19, policia të veprojë edhe për shkeljet e politikanëve, PD, PS, LSI e presidencë! (ASNJË FJALË PËR TOM DOSHIN&YURI KIM)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 9 shkurt 2021 edi rama rama me gazetaret 9 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 11:22

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ‘uruar’ që Tirja dhe bashkëpunëtoret e saj të mos dalin kurrë nga burgu.Në një komunikim me gazetarët për situatën e pande...