Politike

Strasburgu rrëzon anikimimin e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Yuri Kim: Vendim i drejtë!

9 Shkurt 2021, 12:15 Nga DOSJA
Strasburgu rrëzon anikimimin e ish-gjyqtares së Gjykatës

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar rrëzimin e padisë së Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren Altina Xhoxhaj. Në një status të postuar në Twitter ajo shkruan se vendimi ishte i drejtë dhe në proporcion të shkarkimit.

POSTIMI:

Gjykimi i GJEDNJ: Xhoxhaj kundër Shqipërisë – Procedurat e vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe proporcionale të shkarkimit.

Gjykata rrëzoi ditën e sotme padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj, e cila çoi në Strasburg vendimin për shkarkimin e saj. Gjykata e Strasburgut me shumicë votash vendosi se nuk ka asnjë shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altina xhoxhaj yuri kim altina xhoxhaj yuri kim

Sondazh

Poll