Politike

KQZ ndëshkon Erion Veliajn! Celibashi: Nuk raporton në këtë institucion për një kohë të gjatë, gjobë 750 mijë lekë t

9 Shkurt 2021, 12:58 Nga DOSJA
KQZ ndëshkon Erion Veliajn! Celibashi: Nuk raporton në këtë

TIRANË– Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve ka gjobitur Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj pasi ky i fundit ka zhvilluar aktivitete publike duke shkelur kodin zgjedhor.

Veliaj është gjobitur me 750 mijë lekë të reja për shkelje të rregullave gjatë fushatës zgjedhore.


Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se Veliaj nuk ka raportuar për një kohë të gjatë në këtë institucion. Kryetari i Bashkisë do të gjobitet me 35 mijë lekë të reja për mos raportim të aktiviteteve si dhe me 40 mijë lekë të reja për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Veliaj ka reaguar për gjobën duke thënë se do ta apelojë vendimin në KAS, pasi sipas tij është ndëshkuar sepse po bën punën e tij si kryebashkiak duke u dhënë shtëpi njerëzve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj gjobitet erjon veliaj kqz erion veliaj gjobitet erjon veliaj kqz

Sondazh

Poll