Politike

Rrëzimi i padisë së Xhoxhaj në Strasburg, Gjonaj: Tregon funksionimin e institucioneve të vettingut!

9 Shkurt 2021, 12:03 Nga DOSJA

TIRANË-Gjykata e Strasburgut dha ditën e sotme vendimin për ish-gjyqtaren e Kushtetueses Altina Xhoxhaj.

Për këtë ka reaguar Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila ka ndarë dhe vendimet e marra. Më tej ajo shkruan se vendimi tregon kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e veprimtarisë dhe funksionimit të institucioneve të vettingut dhe reformës në drejtësi.

Postimi i Gjonajt:

Vendimi i sotshëm i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut tregon edhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e veprimtarisë dhe funksionimit të institucioneve të vettingut dhe reformës në drejtësi! Të vendosur për të mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

Gjykata rrëzoi ditën e sotme padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj, e cila çoi në Strasburg vendimin për shkarkimin e saj. Gjykata e Strasburgut me shumicë votash vendosi se nuk ka asnjë shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altina xhoxhaj etilda gjonaj altina xhoxhaj etilda gjonaj

Sondazh

Poll