Politike

Variantet e reja në Shqipëri? Manastirliu: Nesër vjen kit-i i posaçëm nga Turqia, do na ndihmojë t’i indentifikojmë

9 Shkurt 2021, 11:43 Nga DOSJA
Variantet e reja në Shqipëri? Manastirliu: Nesër vjen kit-i i

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria, duke filluar nga nesër, do të mund të identifikojë variantet e reja të Covid-19.

Në një komunikim të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, përballë gazetarëve, Manastirliu tha se nesër vjen një kit nga Turqia që do ta bëjë të mundur identifikimin e varianteve të reja.


Pjesë nga fjala e Manastirliut

Kemi dyshime. Po presim analizat. Pjesë e strategjisë tonë është e gjithë administrimi dhe menaxhimi i pandemisë, jo vetëm me variantet e rej. Ato janë duke u studiuar. Vlerësohet se variantet rrisin transmetueshmërinë, ai i Afrikës së Jugut rëndon dhe sëmuendshmërinë, ne nuk mundemi dot ta pohojmë zyrtarisht këtë gjë, pa pasur rezultatet e laboratorëve. Nëser pritet të vijë një kit i posaçëm për të bërë identifikimin e varianteve të reja. Por bashkëpunojmë me Turqinë për të trajnuar dhe stafin tonë. Është pjesë e strategjisë tonë.

LAJMI KRYESOR/ Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër COVID19, policia të veprojë edhe për shkeljet e politikanëve, PD, PS, LSI e presidencë! (ASNJË FJALË PËR TOM DOSHIN&YURI KIM)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu rama me gazetaret 9 shkurt 2021 ogerta manastirliu rama me gazetaret 9 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Shkurt 2021, 11:22

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ‘uruar’ që Tirja dhe bashkëpunëtoret e saj të mos dalin kurrë nga burgu.Në një komunikim me gazetarët për situatën e pande...