Politike

Vendimi i Strasburgut Altina Xhoxhaj/ Calavera: Gjykimi i Gjykatës konfirmon se shkarkimi i gjyqtares ishte i drejtë dhe propo

9 Shkurt 2021, 13:10 Nga DOSJA
Vendimi i Strasburgut Altina Xhoxhaj/ Calavera: Gjykimi i Gjykatës

BRUKSEL- Ish-Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ish- anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Calavera tha se vendimi konfirmoi se shkarkimi i Xhoxhaj ishte i drejtë.

“Shkarkimi i Xhoxhajt i drejtë dhe propocional. Vendimi forcon procesin e vetingut dhe ofron një guidë per institucionet e vetingut.”- ka shrkuar ajo. 

Calavera ka mbajtur postin e drejtueses së ONM, institucion i cili ka për qëllim të vëzhgojë procesin e vetingut ndaj magjistrantëve dhe mund të japë rekomandime për të apeluar vendimet për shkarkim ose konfirmim në detyrë të magjistrantëve. Këto rekomandime i dërgohen Komisionerit Publik.

Ky reagim i Calaverës erdhi pas vendimit të Strasburgut të dhënë ditën e sotme  kundër Xhoxhajt. Gjykata e Strasburgut rrëzoi padinë e Xhoxhajt, duke vlerësuar se organet e vetingut në Shqipëri janë krijuar në mënyrë të ligjshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altina xhoxhaj genoveva ruiz calavera altina xhoxhaj genoveva ruiz calavera

Sondazh

Poll