Politike

Pse e vëmë në rrugë e jo në lokale? Rama: Nuk janë shpikur ende maska që hanë për llogari të njerëzve, kur të dalin

9 Shkurt 2021, 12:13 Nga DOSJA
Pse e vëmë në rrugë e jo në lokale? Rama: Nuk janë

TIRANË- Kryeministri Rama i pyetur se pse maskën kundër koronavirusit e vëmë në rrugë dhe jo në lokale ka thënë se ende nuk janë shpikur maskat që të lejojnë të hash dhe të pish. 

Rama në një intervistë që ka mbajtur ditën e sotme me gazetarët ka thënë se se kur të shpiken maska të tilla do t’i blejmë dhe t’i përdorim dhe ne. 


“Kam parë dhe nëpër internet. Nuk janë shpikur ende dhe nuk janë prodhuar ende maskat që të të lejojnë të hash e të pish…të shkosh në restorant e të hash me maskë, apo të ketë maska që hanë për llogari të njerëzve. Kur të dalin, do t’i blejmë dhe do t’i përdorim edhe ne.”- ka thënë Rama.

LAJMI KRYESOR/ Rama: Komiteti do të shtrëngojë nesër masat kundër COVID19, policia të veprojë edhe për shkeljet e politikanëve, PD, PS, LSI e presidencë! (ASNJË FJALË PËR TOM DOSHIN&YURI KIM)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama me gazetaret 9 shkurt 2021 rama me gazetaret 9 shkurt 2021

Sondazh

Poll